Policia e Kosovës ka njoftuar se u ka lejuar kalimin transit një klubi të boksierëve nga Serbia për të shkuar drejt Maqedonisë së Veriut.
Në arsyetim, policia thotë se duke marrë parasysh se personat në fjalë i kanë plotësuar kushtet me dokumentacion për kalim të kufirit shtetëror e ka lejuar kalimin e tyre.
“Sot, në pikën kufitare në Bërnjak, është paraqitur një klub i boksierëve nga Novi Pazari, të cilët me mjetin e tyre kombi bus kanë kërkuar të kalojnë transit përmes Republikës së Kosovës (RKS), për të marrë pjesë në turneun regjional në Maqedoni të Veriut, duke marrë parasysh se personat në fjalë i kanë plotësuar kushtet (me dokumentacion )për kalim të kufirit shtetëror, nga të cilët kanë qenë të ftuar për garën sportive të boksit. Autoritetet kompetente të RKS-së, pas shqyrtimit dhe trajtimit të lëvizjes transite përmes Republikës së Kosovës drejt Maqedonisë së Veriut, të njëjtëve u kanë mundësuar/lejuar”, thuhet në njoftimin e policisë.