Drejtori i Sigurisë dhe Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica, ka folur në lidhje me shembjen e rrugës “Malush Kosova” në Prishtinë.
Fushtica tha se pronari i ndërtesës është thirrur në polici për t’u intervistuar lidhur me këtë rast.
“Pronari i ndërtesës është thirrur në polici për t’u intervistuar për këtë rast. Sipas të gjitha gjasave do të iniciohet rast për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”. Nesër inspektorati ndërtimor do të dalë në vendin e ngjarjes dhe do të fillojë me masat të cilat duhet të ndërmerret”, tha ai.
