Policia e Kosovës po mban konferencë të jashtëzakonshme për media pas kidnapimit të tre zyrtarë kufitarë nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani tha se janë të bindur se ata janë kidnapuar në territorin e Kosovës, teksa shtoi se kanë njoftuar të gjithë mekanizmat që të bëhet presion për lirimin e tyre.
“Njësitet speciale të Serbisë në formë të organizuar kanë kidnapuar tre zyrtarë policorë kufitarë. Kidnapim klasik nga forcat serbe. Njësia patrulluese e kufirit ka qenë në detyrë zyrtarë ka qenë në e vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës, në territorin e Kosovës.
Policët kanë parë se në atë lokacion kanë lëvizur persona të dyshuar, të maskuar, të armatosur dhe menjëherë njësitë policore kanë shkuar në asistencë, por me të shkuar kanë vërejtur vetëm veturën.
Policia ka njoftuar të gjithë mekanizmat vendorë e ndërkombëtarë, në mënyrë që të bëhet presion që zyrtarët policorë të lirohen.
Policët tanë janë patrullues, janë paqeruajtës, zbatojnë ligjin dhe janë në shërbim të vendit. Janë familjarë dhe prindër, dhe presin fëmijët e tyre të kthehen në shtëpitë e tyre.
Një kidnapim i tillë nga forcat serbe që dëshirojnë ta mbajnë të destabilizuar veriun e vendit, ka ndodhur edhe në vitin 2011. Kidnapime të tilla klasike po ndodhin që t’i mbrojnë kriminelët, të cilët janë të kërkuar nga Policia e Kosovës, të cilët janë të përfshirë në vepra të ndryshme kriminale, kanë thyer rendin kushtetues, kanë rrezikuar
Policia e Kosovës është e brengosur, por Policia do të vazhdojë me përkushtim të kryejë detyrat”, tha Kelani.