Në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit ka ndodhur një aksident trafiku, ku si pasojë dy femra kanë humbur jetën, raporton Gazeta Enigma.
Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar edhe tre persona të tjetër.
Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se një person i dyshuar është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit dy persona femra kosovare kanë vdekur ndërsa tre meshkuj kosovarë janë lënduar rëndë.
Tre të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupat e pa jetë janë dërguar në IML për Obduksion, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.