Dje qyteti i Mitrovicës u trondit nga një ngjarje shumë e rëndë që ndodhi në rrugën “Shemsi Ahmeti”, ku një person mbeti i plagosur si rezultat i gjuajtjes me armë zjarri, raporton Sinjali.
Sinjali mësoi ekskluzivisht se personi që mbeti i plagosur është Ismajl Hyseni rreth 38-vjeçar nga Vaganica e Mitrovicës – e që u transportua me urgjencë për në spital ku edhe po vazhdon trajtimin.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve dhe se nga kontrollet e bëra në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të armës dhe një predhë, që dyshohet se u përdorën në rast.
Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë” dhe se po hetohet nga organet e rendit.