Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Ponoshec të Gjakovës ku për pasojë mbetën të lënduar dy persona.
Rastin ka konfirmuar Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Gjakovës.
“Rreth orës 17:00 është raportuar aksident trafiku në fshatin Ponoshec-Gjakovë. Policia ju ka përgjigjur rastit, ku të përfshirë kanë qenë dy automjete udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rastin është duke e trajtuar Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, tha Elezi.
Ndryshe, dyshohet se shkaktar të ketë qenë tejkalimi në vijë të plotë.