Policia jep detaje për aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës

Policia jep detaje për aksionin në Ministrinë e Infrastrukturës

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë zbarkuar sot në Ministrinë e Infrastrukturës, ku po kryejnë hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, tha për Gazetën Enigma se aksioni po bëhet me autorizim të Prokurorisë.

“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.

Raportet nga mediat thonë se deri më tash janë arrestuar tri zyrtare.

Related Articles