Policia ka dhënë detaje për gjuajtjen me armë zjarri në një mishtore në Pejë.
Si pasojë e shkrepjes së plumbave janë dëmtuar xhamat e lokalit, banaku brenda lokalit dhe një veturë.
Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një armë zjarri dhe disa gëzhoja.
Nuk raportohet për persona të arrestuar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me armë zjarri i kanë dëmtuar xhamat e lokalit, banakun brenda lokalit dhe një veturë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe janë konfiskuar një armë zjarri si dhe disa gëzhoja. Rasti nën procedura hetimore”.