Policia e Kosovës ka dhënë sqarime lidhur me rastin e sotshëm në Fushë Kosovë ku një grua me probleme të shëndetit mendor ka rrezikuar fëmijën e saj.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se policia ka dalë në vendngjarje rreth orës 17:30 për t’i trajtuar informacionet lidhur me rastin.
Sipas tij, nuk ka rezultuar te ketë pasur elemente të dhunës, mirëpo specialistët mjekësorë kanë rekomanduar që personi i rritur, të marr trajtimin e nevojshëm mjekësor.
“Rreth orës 17:30, policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar informacionet e tilla. Nga trajtimi që policia u ka bërë informacioneve të tilla nuk ka rezultuar të ketë elemente të dhunës apo veprime të asaj natyre. Trajtimi i detajishëm bërë rrethanave të ngjarjes, ka nxjerrë rekomandimet e specialistëve mjekësor për trajtimin e nevojshëm mjekësor për personin e rritur”, ka thënë Borovci.
“Aktualisht policia me akterët relevant po vijon me veprimet e nevojshme”, ka shtuar ai.