Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka pësuar lëndime të rënda trupore pas përleshjes ndërmjet tifozëve, gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet Prishtinës dhe Yllit të shtunën mbrëma.
“Raportohet se gjatë zhvillimit të një ndeshje basketbolli, disa simpatizantë janë përfshirë në rrahje me ç’rast njëri nga ta, viktima mashkull kosovar kishte pësuar lëndime të rënda trupore” thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje policia ka njoftuar se viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ku dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.
“Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Kujtojmë se ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Yllit ishte e vlefshme për fazën e dytë të play-off-it, dhe se skuadra nga Suhareka ka kaluar në finale./Gazeta Enigma/