Policia jep detaje për therjen me thikë në Deçan

Policia jep detaje për therjen me thikë në Deçan

Një person pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë një person tjetër duke i shkaktuar lëndime trupore.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 12:14 në rrugën “Luan Haradinaj”, në Deçan.

Siç thuhet në raport, të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore.

“Pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull  kosovar ka therur me thikë viktimën mashkull  kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar ndihma mjekësore. I dyshuari është arrestuar dhe dërgohet ne mbajtje për 48 ore. Rasti nen hetime”, thuhet në raport.

Related Articles