Policia jep detaje për vetaksidentin në Fushë Kosovë, ku vdiqën dy persona

Policia jep detaje për vetaksidentin në Fushë Kosovë, ku vdiqën dy persona

Mbrëmjen e së hënës ka ndodhur një vetaksident i rëndë në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ku kanë mbetur të vdekura dy gra – vozitësja dhe pasagjerja.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për Gazetën Enigma tha se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin.

“Prishtinë, 20 maj  2025 –  Mbrëmë rreth orës 22:15, është raportuar se në fshatin Kuzmin të Fushë Kosovës, ka ndodhur një  vetaksident trafiku rrugor, me pasoja fatale. Për pasojë në veturën e vetaksidentuar dy persona, vozitësja dhe pasagjerja kanë humbur jetën. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin”, thuhet në përgjigje.

Related Articles