Gjatë ditës së sotme është djegur një veturë në Gjilan në rrugën “Lufta e Gjilanit, raporton Gazeta Enigma.
Gazeta Enigma gjatë ditës së stome ka raportuar për veturën e djegur në Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani ka bërë të ditur për Gazetën Enigma se përveç dëmeve materiale lëndime trupore nuk ka pësuar askush.
“Me 05.01.2024 rreth ores 14:20 kemi pranuar informacion se ne rrugën “Lufta e Gjilani” në Gjilan një automjete me targa vendore është përfshirë nga zjarri. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me njësitin e zjarrëfikësve të cilët e kanë lokalizuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale në automjet, lëdime trupore nuk ka pësuar askush. Rrethanat e rastit po hetohen nga hetues policor”, ka konfirmuar Valon Osmani për Enigmën.
/GAZETA ENIGMA/