Një zjarr ka kapluar gjashtë lokale tek Tregu i Gjelbër, në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës, tha se për momentin nuk raportohet për persona të lënduar nga ky zjarr.
Zjarri dyshohet të ketë nisur sot rreth orës 05:40.
“Sot rreth orës 05:40, kemi pranuar informatën për një zjarr që ka përfshirë disa lokale në rrugën ‘Ilaz Agushi’ në Prishtinë. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët janë duke u marrë me rastin”, tha Ahmeti.