Policia jep detaje për zjarrin në Rahovec

Është kapluar nga zjarri një ndërtesë kolektive në Rahovec.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumir Graishta,  i cili tha që nuk ka të lënduar nga ky rast.

Ai tutje shtoi se zjarrfikësit lokal janë në vend të ngjarjes për rreth një orë, kurse nga Suhareka dhe Gjakova janë nisur ekipet e tjera të zjarrfikësve.

Erërat e forta sipas drejtorit nuk po i lejojnë zjarrfikësit që ta vënë në kontroll zjarrin.

Related Articles