Policia jep detaje rreth sulmit ndaj gjinekologut Veliu

Policia jep detaje rreth sulmit ndaj gjinekologut Veliu

Ditën e djeshme në mbrëmje, rreth orës 21:30, gjinekologu Afrim Veliu është sulmuar nga një person i panjohur, për çka edhe ka pranuar tretman mjekësor në QKUK.

Detaje rreth këtij rasti ka dhënë zëdhënësi i policisë Agron Borovci, i cili tha se mjeku teksa po futej në veturë, është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur.

“Mbrëmë rreth orës 21:30, është raportuar për një sulm fizik, të ndodhur në rrugën “Henry Dunant” në lagjen Ulpiana të Prishtinës. Sipas informacioneve të para dyshimet janë ngritur se, teksa po futej në veturë viktima është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person i panjohur. Viktima ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë trajtim mjekësor”, ka thënë Borovci.

Gjithashtu, Borovci tha se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa motivi i sulmit mbetet i panjohur.

“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative dhe hetimore për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit. Me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”, tha më tej ai.

Related Articles