Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Klinës, ku një person është gjetur pa shenja jete në lumin e Klinës.
Burimet bëjnë të ditur se dyshohet se viktima është një burrë, i cili ende nuk është identifikuar nga familjarët.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme, teksa informatën e kanë marrë nga një peshkatar i cili kishte dalë të peshkojë në vendin e ngjarjes.
“Në orët e pasdites një peshkatar ka qenë duke peshkuar në lumin e ka vërejtur një person në ujë. Është njoftu Policia dhe menjëherë njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor dhe zjarrfikësat, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, tha Gashi.
Tutje ai bëri të ditur se rasti është në fazën fillestare të hetimeve dhe ende nuk është identifikuar viktima.
/Gazeta Enigma/