Policia jep detajet nga aksidenti te “Kroi i Mbretit”, nëntë persona të lënduar

Policia jep detajet nga aksidenti te “Kroi i Mbretit”, nëntë persona të lënduar

Nëntë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident ku janë përfshitë katër vetura te “Kroi i Mbretit”, shkruan Gazeta Enigma.

Në mesin e veturave të aksidentuar është përfshirë edhe një veturë e tipit “Tauran” e cila barte persona me aftësi të kufizuara.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar për Gazetën Enigma, se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 në autostradën Prishtinë Pejë, më saktësisht në fshatin Koreticë e Epërme.

“Në ora 15:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Koreticë e Epërme). Njësia policore e trafikut nga vendi i ngjarjes njofton se në aksident janë përfshirë katër vetura dhe deri në këtë moment rreth nëntë persona janë lënduar që kanë marrë lëndime si pasojë e aksidentit”, tha Krasniqi për Gazetën Enigma.

Gazeta Enigma do t’iu mbajë të informuar për gjendjen e të lënduarve në këtë aksident.

Related Articles