Policia e Kosovës së fundmi ka njoftuar se ka kapur drogë të llojit kokainë.
Sipas policisë vlera e saj arrinë rreth 10 mijë eurosh.
Rasti ka ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë Gjilan, gjegjësisht në Graçanicë, kur policia sektori qendror për hetimin e trafikimit me narkotikë (DHTN), pas pranimit të informacioneve përmes rrugëve operativo dhe hetimore, ka ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore të cilën po e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar.
“Pas kontrollit të veturës janë gjetur në një qese plastike 110 gram pluhur i bardhë në formë të ngurtë i dyshuar për kokainë, me vlerë të tregut rreth 10000 (dhjetëmijë euro). Në cilësinë e provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar 110 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë, një veturë, para kesh 200 euro dhe një telefon celular”, ka njoftuar Policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, në konsultim me të cilin personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. /Gazeta Enigma