Policia kërkon ndihmë në identifikim të dy personave të dyshuar për ‘shpërdorim të pasurisë së huaj’

Policia kërkon ndihmë në identifikim të dy personave të dyshuar për ‘shpërdorim të pasurisë së huaj’

Njësiti i hetimeve të stacionit policor të Drenasit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin dhe arrestimin e dy personave, ku shihen në fotografitë e publikuara nga policia.

Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje në një rast, ‘Shpërdorim i pasurisë së huaj’ , që ka ndodhur gusht të vitit 2023.

“Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e personave apo vendndodhjes së tyre, kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, bën thirrje policia.

Related Articles