Stacioni Policor në Graçanicë, ka shpallur në kërkim një grua të dyshuar për vjedhje në një qendër tregtare.
Policia njofton se kjo kërkesë është e mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë.
“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin “Vjedhja ” të ndodhur më 05.01.2025, në një qendër tregtare, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në identifikimin e të dyshuarës sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së saj.Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim, andaj presim që informacionet tuaja t’i kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të saj”, thuhet në njoftimin e Policisë n% Facebook.