Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar

Policia Rajonale në Prishtinë ka publikuar fotografinë e një personi të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme dhe ka kërkuar ndihmë për identifikimin e tij.

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në zbulimin e të dyshuarit për veprat “Përdorim i armës” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, mund të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit  [email protected].

Related Articles