Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit të dytë për ngjarjen në Tik Tok të degradimit të integritetit seksual

Policia kërkon ndihmë për kapjen e të dyshuarit të dytë për ngjarjen në Tik Tok të degradimit të integritetit seksual

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një të dyshuari të dytë për ngjarjen në Tik Tok të degradimit të integritetit seksual.

Në njoftimin e Policisë është dërguar fotografia e të dyshuarit, por nuk është bërë i ditur emri i tij.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët. Sektori Rajonal i Hetimeve DRP Pejё, ёshtё duke zhvilluar hetime intensive pёr kapjen e personit tё dyshuar pёr veprën penale ‘Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual’”.

“Nga rrjetet sociale ёshtё siguruar fotografi e personit tё dyshuar mirëpo deri me tani nuk ёshtё bёrё identifikimi i tij.Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Fotografi e Policise se Kosoves per te dyshuarin e dyte në dhunimin e të mitures ne Kline

Paraprakisht zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, në Info Magazine të Klan Kosovës kishte deklaruar se i dyshuari në fjalë është përdorues i Tik Tokut, dhe akuzohet për veprën penale “Shtytja nё kryerjen e veprës penale degradimi i integritetit seksual”. 

Related Articles