Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, me datën 01.04.2024, ka i iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga persona e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia.
“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”, njofton policia.
“Andaj, lusim ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në:
– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: [email protected]”, apelon policia.