Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismet Millakut nga Klina

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e Ismet Millakut nga Klina

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, me qëllim lokalizimin e personit të zhdukur, Ismet (Tafil) Millaku, i lindur më 7 shkurt 1954 në fshatin Ujmir të Klinës, raporton Gazeta “Enigma”.

Policia përmes një postimi në Facebook ka publikuar fotografinë dhe të dhënave është bërë me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë, në bazë të ligjit për publikimin e informatave për persona të zhdukur.

Policia u bën thirrje qytetarëve që kushdo që ka ndonjë informacion lidhur me vendndodhjen e Millakut, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës në numrin 192, përmes adresave elektronike zyrtare apo duke u paraqitur në stacionin më të afërt policor.

Kujtojmë se Ismet Millaku është raportuar i zhdukur që nga muaji shtator i këtij viti, ndërsa ekipet e kërkimit-shpëtimit janë vënë në dispozicion për gjetjen e tij që nga data 5 shtator 2025.

Related Articles