Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij të dyshuari për dhunë në familje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e këtij të dyshuari për dhunë në familje

Policia në Pejë ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Egzon Berishës, i cili po kërkohet për veprat penale “lëndim i rëndë trupor” dhe “dhunë në familje”.

“Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj  për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizimin e Prokurorisë Themelore në Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët”.

Personi i kërkuar është:

•             EGZON (Enver) BERISHA  i lindur me 13.09.1993 nё Pejё.

I pandehuri është i kërkuar për veprën penale:

•             “Lёndim i rёndё trupor”

•             “Dhunё nё Familje”.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

–              192 dhe 080019999 (pa pagesë)

–              039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë

–              E-mail adresa: [email protected]

Related Articles