Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për sulm

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e një personi të dyshuar për sulm

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, që dyshohet për përfshirje në veprën penale “Sulm”.

Në faqen zyrtare të policisë në ‘Facebook’, është publikuar fotografia e të dyshuarit, ku kërkohet informacion mbi kapjen e tij.

Po ashtu, autoritetet kërkojnë nga qytetarët që të raportojnë në atë mënyrë që informatat të çojnë në identifikimin e tij.

Kërkesa e plotë:

“Kërkesë për bashkëpunim – identifikim e personit të dyshuar

Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi.

Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën sulm.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”.

Related Articles