Pak orë më parë ka ndodhur një vrasje, në fshatin Novosellë të Pejës.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, zëdhënësi Policisë së rajonit të Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se i dyshuari për vrasje është në arrati dhe konsiderohet si person i rrezikshëm.
“Policia e konsideron si të rrezikshëm personin në fjalë, andaj kërkojmë nga qytetarët që të mos i afrohen dhe t’a lajmërojnë policinë menjëherë”, tha Gashi për Gazetën Enigma.
Tutje, Gashi tha se i dyshuari posedon armë me vete.