Nga mëngjesi i sotëm, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK) në kuadër të Policisë së Kosovës, ka zhvilluar një aksion që kishte cak dyshimet për dallavere me patenta shoferi.
Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha se kontrollet janë zhvilluar në tri rajone policore, Gjakovë, Gjilan e Prishtinë.
“Sot më 29.05.2025 në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës, Sektori për Hetimin e Korrupsionit (DHKEK), me urdhër të Gjykatës kompetente është duke zhvilluar kontrolle në disa lokacione në tri rajone policore Gjakovë, Gjilan dhe Prishtinë”, tha Kelani.
I njëjti tha se detaje shtesë do të jepen pas përfundimit të operacionit.