Policia e Kosovës me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor ka ndërmarrë masa konkrete përmes kontrollit të trafikut me vetura me pajisje inteligjente “smart patrol”, me ç’rast nga data 26 deri 30 qershor 2023 ka identifikuar:
· 75 mjete në trafik me regjistrim të skaduar, ku përveç shqiptimit të gjobave të njëjtëve u janë marrë përkohësisht targat dhe janë larguar nga trafiku.
· 39 shoferë janë hasur duke drejtuar mjetin mbi normat e lejuara të kufizimit të shpejtësisë dhe po ashtu janë shqiptuar edhe 42 kundërvajtje tjera në trafik.
Apel për të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të jenë më të përgjegjshëm ndaj vetes dhe të tjerëve me qëllim të zvogëlimit të aksidenteve dhe të kontribuojnë për një siguri më të madhe duke respektuar rregullat dhe kriteret ligjore për pjesëmarrje të sigurt në trafik.