Policia e Kosovës kanë kontrolluar 4 shkolla të mesme në qytetin e Mitrovicës.
Arsyeja e këtij aksioni ka qenë parandalimi i bartjes dhe posedimit të mjeteve të rrezikshme dhe të kundërligjshme, shkruan Gazeta Enigma.
Në njoftim bëhet e ditur se në këtë aksion janë gjetur tek nxënësit, tri thika dhe dy boksa të hekurit.Kontrolli është realizuar përmes urdhër- kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.
“Policia mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet e shkollave me qëllim të parandalimit të veprave penale, posedimit të mjeteve të kundërligjshme dhe ofrimin e sigurisë në shkolla”, thuhet në njoftim./GaetaEnigma/