Policia kufitare ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, pasi ka hasur në dy automjete të dyshuara në fshatin Jashanicë të Leposaviqit.
“Gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, patrullimit dhe monitorimit të lëvizjeve të dyshimta në brezin kufitar, konkretisht në rrugët dytësorë të fshatrave të Leposaviqit, saktësisht në fshatin Jashanicë policia kufitare ka hasur dhe ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra, me që rast janë ndaluar dy automjete me targa serbe që dyshohej se ishin duke kontrabanduar sasi të konsiderueshme të mallrave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Të dyshuarit po transportonin pije të gazuara, alkoolike, produkte ushqimore si dhe para në vlerë 1370 euro dhe 6600 dinarë.