Policia largohet nga ministria e Rozeta Hajdarit, me vete marrin edhe dokumente e kompjuterë

Policia largohet nga ministria e Rozeta Hajdarit, me vete marrin edhe dokumente e kompjuterë

Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë janë arrestuar pas bastisjes nga Policia për dyshime të keqpërdorimeve të rezervave shtetërore.

Në Polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretarin Irfan Lipovica.

Zyrtarë policorë së bashku me dokumentet e marra brenda zyrave të MINT janë larguar nga Ministria. Ata i kanë konfiskuar edhe disa kompjuterë.

Bastisja në këtë ministri ka filluar në orën 08:00, pas bastisjes së banesës dhe restaurantit të Ridvan Muharremit.

Ndryshe, sipas avokatit të Ridvan Muharremit, i dyshuar për aferën e vajit, është shoqëruar për intervistim në Prokurorinë Speciale.

Related Articles