Policia maqedonase ka paralajmërime se situata në Ohër mund të tensionohet

Policia maqedonase ka paralajmërime se situata në Ohër mund të tensionohet

Në dalje të Kërçovës, policia maqedonase po ndalon vetura me targa RKS, duke i legjitimuar qytetarët me arsyetimin se bëhet fjalë për çështje sigurie.

Sipas Policisë së Maqedonisë së Veriut, kjo masë po aplikohet për shkak se ka paralajmërime që qytetarët e Kosovës në shenjë pakënaqësie për marrëveshjen eventuale mund të tensionojnë situatën në Ohër.

Postblloqet e ngjashme dhe prani e shtuar e policisë është vërejtur në të gjithë segmentet rrugore nga Kërçova deri në Ohër.

Related Articles