Policia me aksion ndaj autobusëve, shqipton 56 gjoba

Policia me aksion ndaj autobusëve, shqipton 56 gjoba

Policia ka shqiptuar 56 gjoba ndaj autobusëve në rajonin e Prishtinës, lidhur me mosrespektimin e rregullave.

Policia ka njoftuar se në koordinim me inspektorët komunal dhe inspektorët e Ministrisë së transportit ka filluar implementimi i planit “Autobusi”.

Njoftimi:

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit, po vazhdon me implementimin e planeve operative për kontrollin e shtuar në trafik.

Në kuadër të këtyre angazhimeve, që nga data 14.04.2025, në koordinim me inspektorët komunal dhe inspektorët e Ministrisë së transportit ka filluar implementimi i planit “Autobusi”.

Gjatë implementimit të planit nga policia janë shqiptuar 56 gjoba , të ndryshme lidhur me mosrespektimin e rregullave mbi transprtin e personve në komunikcionin rrugor, si:
-ndalim në vendin e ndaluar me shenjë të komunikacionit,
-bartja e pasagjerëve më tepër se sa lejohet në mjet,
-mosrepsktimi i intererarit me autobusë brenda qytetit, etj.

Angazhimet për sigurinë në trafik po vazhdojnë në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës.

Related Articles