Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacion në një fshat të Podujevës, ku ka sekuestruar armë dhe municione, gjithashtu është arrestuar edhe një person i dyshuar për “trafikim me armë”.
Ky operacion është zhvilluar nga drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në kuadër të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9, duke bazuar Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata kompetente.
Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente, të asistuar edhe nga njësitet tjera të stacionit policor në Podujevë dhe njësinë K9, duke u bazuar në Urdhër Kontrollin e lëshuar nga Gjykata kompetente, kanë realizuar një operacion kontrolli në një lokacion në një fshat të Podujevës, me ç‘rast ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar për “trafikim me armë”.
Gjatë këtij operacioni policor është kontrolluar një shtëpi banimi dhe janë sekuestruar provat/dëshmitë materiale si në vijim:
- Dy armë të shkurtra (revole),
- Një armë e gjatë (ajrore),
- Njëzet e pesë fishekë,
- Dhjetë krehër të karikatorit (për armë të gjata),
- Një kuti e mbushur me barut dhe një sasi e predhave sferike për fishekë të gjuetisë,
- Pajisje për shtypjen (gravim) të shkronjave dhe numrave në armë (metal)