Gjatë ditës në media u raportua se anëtari i Listës Serbe, Igor Simiq, është sulmuar në Zveçan.
Në lidhje me këtë Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha se sipas informacioneve që ka policia, mbrëmë gjatë një feste, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e saj e kanë lënduar Simiqin.
“Sipas informacioneve që ne kemi mbrëmë gjatë festimit në një lokal në Zveçan, një person e ka thyer një gotë dhe xhamat e asaj gote e kanë lënduar një person. Nuk kemi rast të hapur deri më tani”, tha Elshani.
Më tej, ai tha se Policia e Kosovës është duke u marrë me intervistim të personave të involvuar.