Gjashtë persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës gjatë ceremonisë për vendosjen e gurthemeleve për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër.
Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar se personat u ndaluan për mosrespektim të urdhrave të policisë.
“Atyre do t’u shqiptohet nga një tiketë për kundërvajtje,” ka thënë Elshani.
Më vonë aty ka arritur kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se këto dy ura do ta bëjnë numrin e urave në 37 gjithsej në lumin Ibër.
Ai tha se presin që në vjeshtë të përurojnë këto dy ora.
Ura për automjete dhe këmbësorë do të jetë 51 metra e gjatë dhe 5 metra e gjerë.
Ura tjetër do të jetë vetëm për këmbësor me gjatësi 41 metra dhe gjerësi 47 metra.