Policia ndalon kontrabandë mallrash serbe në vlerë mbi 20 mijë euro

Policia ndalon kontrabandë mallrash serbe në vlerë mbi 20 mijë euro

Policia e Kosovës ka parandaluar futjen e mallrave të kontrabanduara në dy raste të ndara në territorin e komunës së Vitisë, me vlerë totale mbi 20 mijë euro dhe shmangie të detyrimeve doganore mbi 5 mijë euro.

Në rastin e parë, në rrugën Pozhoran–Sllatinë–Viti, njësitë policore kufitare kanë ndaluar një automjet të mbushur me produkte të Serbisë, përfshirë 3 mijë copë produkt mishi të përpunuar, 750 copa rrisk gjedhi dhe 15 mijë 840 pako çokollata

Në rastin e dytë, në rrugën Viti–Gerlicë, është ndaluar një automjet me sasi të konsiderueshme farash të bardha dhe të zeza, ndërsa në një depo të të dyshuarit është zbuluar mall shtesë pa dokumentacion të rregullt.

“Sipas vlerësimeve të tregut, vlera totale e mallrave të sekuestruar në të dy rastet tejkalon shumën mbi 20,000 €, ndërsa shmangia e detyrimeve doganore vlerësohet mbi 5,000 €. I njëjti është sekuestruar nga Dogana e Kosovës për procedim të mëtejshëm”.

Related Articles