Përgjatë ditës së marte, policia e Kosovës ka dalë në terren për të kontrolluar kafenetë dhe restorantet për të parë nga afër se sa po respektohen masat antiCOVID-19.
Me masat e fundit, duhet respektuar distanca fizike.
Vlen të përmendim faktin se në 24 orët e fundit policia e Kosovës ka shqiptuar hiç më pak se 545 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Ndryshe, sot gjatë ditës Ministria e Shëndetësisë do të mbajë një takim me krerët e institucioneve shëndetësore dhe të tjerët për të diskutuar zbatimin e masave kundër COVID19, dhe ndërmarrjen e masave të tjera.