Policia në Gjilan arreston një 23-vjeçar, ia gjen në shtëpi mbi një kilogramë marihuanë

Policia në Gjilan arreston një 23-vjeçar, ia gjen në shtëpi mbi një kilogramë marihuanë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot të dyshuar 23 vjeçar nga komuna e Gjilanit, pas realizimit të një kontrolli në shtëpinë dhe objektet e tij.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cila do të përdoret në cilësi të provave materiale për gjykatën.

Komunikata e plotë:

Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Gjilan, me datën 12.03.2024 në koordinim dhe leje të Prokurorisë Themelore në Gjilan, në kuadër të hetimit të rastit ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’ i datës 10.03.2024 ka realizuar një operacion kontrolli në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit A.Sh. (viti i lindjes 2001, mashkull kosovar shqiptar) nga Gjilani.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar 1 kilogram e 154.6 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, e cilat do të përdoren në cilësi të provave materiale për gjykatën.

I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa konform kompetencave lëndore rasti i referohet njësisë për hetim të narkotikëve në rajonin e Gjilanit.

Related Articles