Policia në Gjilan gjobit pesë kompani që nuk e kishin kryer kontrollin teknik të autobusëve

Policia në Gjilan gjobit pesë kompani që nuk e kishin kryer kontrollin teknik të autobusëve

Policia në Gjilan për një javë , në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për garantimin e sigurisë në trafikun rrugor, ka realizuar kontrolle të shtuara në mjetet e operatorëve vendorë të transportit publik ndërkombëtar të udhëtarëve nga Kosova për në linjat ndërkombëtare.

Ashtu siç njofton policia, gjatë kontrollove të realizuara në pika të ndryshme të kontrollit, janë ndalurr disa autobusë të këtyre linjave, dhe pas verifikimit të dokumentacionit të nevojshëm është konstatuar se disa prej tyre kanë qarkulluar në rrugë pa e kryer kontrollin teknik periodik gjashtëmujor.

Si rezultat, policia ka shqiptuar pesë gjoba ndaj personave juridik, përfaqësues të kompanive të transportit, si dhe pesë gjoba ndaj personave fizik (drejtuesve të mjeteve të transportit të udhëtarëve).

Related Articles