Policia në Gjilan shqipton 874 gjoba dhe konfiskon 10 patentshoferë

Policia në Gjilan shqipton 874 gjoba dhe konfiskon 10 patentshoferë

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor Gjilan, gjatë periudhës 17-23 qershor ka shtuar aktivitetet në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna, ku janë shqiptuar 874 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në komunikacion.

Në njoftimin e saj PK-ja shton se ka konfiskuar dhjetë patentshoferë dhe shqiptuar nëntë gjoba për ngasësit e motoçikletave.

Po ashtu, PK-ja ka shqiptuar edhe shtatë gjoba për ngarkesa boshtore të automjeteve transportuese.

Njoftimi i plotë i Policisë:

“Aktivitetet javore të Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor, Drejtoria Rajonale në GjilanNjësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRr), DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 17-23.06.2022 kanë shtuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: 874 gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, mos brezit të sigurisë (rripit) etj.Gjatë kësaj jave nga NJRKRR janë ndërmarr aktivitete në:• Konfiskuar dhjetë (10) patentëshofer;• Shqiptuar nëntë (9) gjoba për ngasësit e motoçikletave;• Shqiptuar shtatë (7) gjoba për ngarkesa boshtore të automjeteve transportuese.Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë dhe numrat kundestarë:192; 03850807001.Të dhënat e juaja do të ruhen ne konfidencialitet të plotë”.

Related Articles