Policia në Vlorë shpëton tre pushues të bllokuar në det

Policia në Vlorë shpëton tre pushues të bllokuar në det

Tre pushues kanë rrezikuar seriozisht jetën në detin e Vlorës, por falë ndërhyrjes në kohë të Policisë Kufitare, janë shpëtuar pa pasoja.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të plazhit të Ujit të Ftohtë, ku një shtetase po lundronte me kanoe, por nuk arrinte të kthehej në breg, pasi ndodhej rreth 1 milje larg.

Në përpjekje për ta ndihmuar, dy pushues të tjerë kishin hyrë në det me not, por u rrezikuan edhe ata, për shkak të largësisë dhe lodhjes.

“Menjëherë, mjeti lundrues i Policisë Kufitare u nis drejt vendit të raportuar dhe bëri të mundur marrjen në bord të tre pushuesve. Falë reagimit në kohë të Policisë Kufitare, tre shtetasit u nxorën në breg të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore,” thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit.

Related Articles