Dita e festës së Bajramit u kthye në hidhërim për familjen Dajakaj.
Kjo pasi kësaj familje nga fshati Rakinicë e Skenderajt iu plaçkitë shtëpia nga hajnat në pikë të ditës
Atyre iu vodhën 26 mijë euro të holla si dhe stoli e ari në vlerë prej 2 mijë eurove.
Familja Dajakaj për këtë rast, njoftoi menjëherë Policinë e Kosovës.
E nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur që rreth rastit kanë nisur hetimet.
“Viktima mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur 26.000 € para të gatshme, stoli ari në vlerë 2000 € dhe dëmtuar një televizor vlera e tij 1200 €. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Për vjedhjen e ndodhur në shtëpi, familja Dajakaj thonë se nuk dyshojnë në askënd./Gazeta Enigma/