Gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë, policia ka pranuar dy lajmërime për raste të grabitjes.
Njëri rast është raportuar në Fushë Kosovë e tjetri në Deçan.
Në Fushë-Kosovë, në mbrëmjen e të martës, punonjësja e një marketi ka raportuar se nën kërcënimin e thikës një burrë ia ka vjedhur një shumë parash.
“Rr. Shefki Kuleta, Fushë Kosovë / 11.03.2025 – 19:22. Raportohet se në një market, një person i dyshuar nën kërcënimin e thikës viktimës f/k ia ka grabitur një shumë parash dhe është larguar në drejtim të panjohur. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Ndërsa në Deçan, në orët e para të së martës, një burrë ka raportuar se dy persona e kanë ndaluar në rrugë dhe ia kanë marrë një shumë parash dhe telefonin. Policia ka identifikuar dy të dyshuarit dhe i ka dërguar në mbajtje.
“Deçan / 11.03.2025 – 00:25. Viktima mashkull kosovar ka lajmëruar se dy persona te dyshuar (meshkuj) me një veturë me targa vendore e kanë ndal në rrugë dhe ia kanë marrë një shumë parash dhe një telefon. Lidhur me rastin policia ka identifikuar dhe arrestuar dy te dyshuarit dhe të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma
Policia njofton për dy raste të grabitjes në 24-orët e fundit
