Policia njofton se janë shqiptuar mbi 15 mijë gjoba për shkelje të trafikut gjatë janarit

Policia njofton se janë shqiptuar mbi 15 mijë gjoba për shkelje të trafikut gjatë janarit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 15,426 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Sipas Policisë, kontrollet dhe mbikëqyrja e trafikut po vazhdojnë me përdorimin e veturave me pajisje inteligjente dhe radarëve mobilë, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.

Policia ka theksuar se respektimi i sinjalizimit rrugor dhe kufizimit të shpejtësisë është përgjegjësi e çdo pjesëmarrësi në trafik, duke rikujtuar se siguria në komunikacion mbetet një prioritet i përhershëm.

Related Articles