Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka publikuar një fotografi të një gruaje e cila është kapur me kamerë, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të saj. E njëjta kërkohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, ngjarje kjo që ka ndodhur më 03 gusht, në rrugën “Adem Jashari” në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 029 244 -740 –Stacioni Policor Prizren
– E-mail adresa: [email protected]