Policia e Kosovës ka marrë sot donacion 6 dronë nga SHBA’të, ndërsa Inspektorati Policor i Kosovës 1 dron.
Në një komunikatë për media, PK ka prezantuar dronët që i ka marrë donacion.
“Me datën 11 tetor 2023, përmes konferencës zyrtare nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë z. Jeffrey Hovenier dhe kryeshefi i IPK-së z. Kushtrim Hodaj, u nënshkrua pranim-dorëzimi i donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe IPK-në, projekt/donacion i përbashkët ndërmjet INL-DOS dhe ICITAP-DOJ, pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.”
“Realizimi i këtij projekti do të ndikojë në mënyrë pozitive në luftimin e të gjitha akteve kriminale, do të ndihmojë drejtpërsëdrejti në kryerjen e aktiviteteve policore në terren si dhe do të rrisë efikasitetin e punës policore në shumë fushëveprime.”
Policia e Kosovës ka shprehur mirënjohjen për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj PK-së.