Policia e Shtetit ka ndarë pamjet e arrestimit të katër personave të tjerë të ndaluar këtë të shtunë lidhur me dhunën e ushtruar në Borizanë vetëm dy ditë më parë, duke e cuar në 8 numrin e personave të ndaluar deri më tani.
Policia njoftoi arrestimin e tyre pas kontrolleve të ushtruara në 20 banesa, biznese dhe ambiente të ndryshme në pronësi të shtetasve të shpallur në kërkim Xhelal Rraja, Flamur Rraja, Klajdi Rraja, dhe Rexhep Rraja, shkruan abcnews.
“Policia e Shtetit i bën thirrje shtetasve Xhelal Rraja dhe Rexhep Rraja, si organizatorë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale për tu dorëzuar sa më parë në Policinë e Shtetit së bashku me personat e tjerë të shpallur në kërkim pasi çdo orë që kalon rëndon akoma më shumë pozitën e tyre penale.
Policia e Shtetit kërkon mbështjetjen e publikut për dhënien e informacioneve për vendndodhjen e këtyre personave dhe për çdo informacion të telefonojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë.
Policia e Shtetit ka organizuar grupe të posaçme operacionale dhe hetimore për dokumentin e plotë të kësaj ngjarje dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe operacioni nuk do të ndalet deri në kapjen e organizatorëve dhe personave të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.